Arrestohet presidenti i klubit…

Ion Nikulae,presidenti i klubit rumun të futbollit Astra Giurgiu, u arrestua sot në aeroportin e Bukureshtit pasi bosi rumun po kthehej nga Italia. Miliarderi rumun është dënuar nga Gjykata e Apelit të Bukureshtit me 5 vite burg për pastrim parash, korrupsion, evazion fiskal, etj.

Urdhër arresti për 66 vjeçarin u lëshua nga autoritetet ditën e djeshme, por forcat e rendit nuk e gjetën në banesë. Në një bisedë telefonike me televizionin rumun “Antena 3”, biznesmeni deklaroi se do të kthehej sot në atdhe pasi ndodhej në Itali dhe nuk kishte për qëllim t’i shpëtonte arrestit.

‘Forbes’ e pati konsideruar në 2014-ën, si njeriun më i pasur në Rumani me 1.1 miliard euro. Nikulae, ka patur shpesh probleme me drejtësinë vendase.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!