Skemat mbrojtëse të teknikëve të Superiores

Vllaznia e Brdariç, është e para dhe është praktikisht e vetmja që përdor vendosjen në formë rombi në mesfushë me këmbëngulje të vazhdueshme.

Nga një statistikë e publikuar nga ana e FSHF, konstatohet se skema e preferuar nga ana e trajnerëve të Kategorisë Superiore është ajo 4-1-4-1 e cila është përdorur në 25.9% të rasteve.
Sakaq, skema taktike 4-2-3-1 është e dyta e preferuar nga trajnerët por dhe ajo 4-3-3 aplikohet në shumë raste..

Postimi i FSHF:

Trajnerët e skuadrave të Kategorisë Superiore pëlqejnë më shumë skemën e mbrojtjes me 4 lojtarë. Por në fakt, më pak nga sa mund të mendohet. Nga një vëzhgim i yni është interesante statistika e skemave të përdorura nga skuadrat e Kategorisë Superiore shqiptare gjatë këtij kampionati.

Frika për të mos humbur mbizotëron qartazi, sepse skema 4-1-4-1 është më e përdorura në këtë sezon nga shqiptarët. Skema që është bërë klasike tashmë 4-2-3-1 është një opsion shumë i vlefshëm, ndërsa Vllaznia është e para dhe është praktikisht e vetmja që përdor vendosjen në formë rombi në mesfushë me këmbëngulje të vazhdueshme.

Statistikat janë nxjerrë duke u bazuar te minutat në të cilat ekipet kanë luajtur me 11-të lojtarët në fushë. Kjo preferencë për mbrojtjet me katër lojtarë nuk është në fakt aq mbresëlënëse sa mund të duket.

Në fakt, në një të katërtën e ndeshjeve të Superiores ekipet kanë luajtur me tre mbrojtës qendre, siç mund të shihet nga ky grafik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!