Kombëtarja në Qipro, Shima në hotel

Në ‘Eleftheria Sports Arena’ të Nikozisë, pas pak Qipro- Shqipëri ndërsa më 20 shkurt luhet përballja e fundit Shqipëri-Bjellorusi në të njëjtën orë.

Kombëtarja e basketbollit pas pak minutave në Qipro (18:00) për eliminatoret e Kupës së Botës 2023. Por në një lidhje me gazetarin e Ora News, Altin Sulçe, kapiteni i kuqezinjëve Gerti Shima,ka deklaruar se ai sipas mjekëve të specializur qipriotë, ka dalë pozitiv dhe 34 vjeçari do ta ketë të pamundur aktivizimin.

Jam habitur nga përgjigja e atutoriteteve këtu pasi më thanë se kam rezultuar pozitiv. Në Tiranë ne kemi marrë përgjigjet e analizave dhe ishim të gjithë negativë por në Qipro më thanë të kundërtën. Më vjen keq që nuk do të jem. Nuk kam asnjë shenjë të infeksionit dhe jam spostuar në një hotel tjetër. Më shkroi ish trajneri i kombëtares kuqezi (qipriot) dhe më tha nëse kisha nevojë për diçka. E falenderoj por realisht nuk ndjej asgjë. Ndeshja?

Uroj të fitojmë pasi Qipron e kemi mundur me tri pikë në Tiranë. Jo se ka ndonjë rol poziconi pasi Bjellorusia dhe Portugalia janë kualifikuar por thjesht të mos nisemi në vazot e ardhëshme si vendi i fundit i grupit”, ndër të tjera Gerti Shima i cili ka afro 20 vite si basketbollist ku përpos Kombëtares ka veshur fanellat e Tiranës, Valbonës, dhe disa ekipëve në Kosovë e Kroaci.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!