Tokio 2020/ Del manuali i parë anti-epidemik

Manuali i parë me 33 faqe, me titull “Udhëzuesi për lojëra të sigurta dhe të suksesshme“.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) lëshoi ​​sot të parin nga katër manualët mbi masat anti-epidemike që do të zbatohen përpara dhe gjatë Olimpiadës së Tokios. Ai do të jetë i nevojshëm për këdo që do jetë i pranishëm në Tokio gjatë Olimpiadës ‘Tokio 2020’ e që do zhvillohet këtë verë.

Manuali i parë me 33 faqe, me titull “Udhëzuesi për lojëra të sigurta dhe të suksesshme”, është për federatat ndërkombëtare të sporteve dhe tre manuale të tjerë do të botohen në ditët në vijim për të drejtuar atletët dhe stafin teknik, përfaqësuesit e mediave dhe ekipet televizive.

Seria e manualeve përcakton parimet themelore për secilin grup njerëzish që do t’u duhet t’u përmbahen para se të shkojnë në Japoni, kur hyjnë në Japoni, gjatë qëndrimit të tyre në Lojëra por dhe kur largohen”, tha IOC në një deklaratë.

Masat anti-epidemike përfshijnë mbajtjen e maskave në çdo kohë, (përveç kur hahet dhe flihet) testimi i rregullt i koronavirusit, përdorimi i një aplikacioni celular të lidhur me koronavirusin në Japoni, minimizimi i kontaktit me të tjerët dhe shmangia e përdorimit të transportit publik.

Shëndeti dhe siguria e të gjithëve në Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike është detyra jonë më e rëndësishme. Secili prej nesh ka një rol për të luajtur. Kjo është arsyeja pse ne kemi përgatitur këto manualë”, tha ndër të tjera Drejtori Ekzekutiv i IOC për Lojërat Olimpike Christophe Dubi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!