Balaj 9 minuta, me Strum aktivizohet Dardani

Gjimshiti tashmë nuk përbën lajm teksa luan rregullisht me Atalantën (fitoi 0-1 ndaj Kaljarit) në Seria A. Pushim për Kumbullen te Roma-Udineze 3-0. Te Lacio ndaj Interit në mbrëmje….

Ndërkaq, këtë radhë nuk shënon por te goli i parë i Ferencvarosh në barazimin jashtë me Mezokovesdt (2-2), Myrto Uzuni jep asistin e duhur në Hungari.

Nëntë minuta për Bekim Baljan në LASK Linz- Strum Grac 2-0 në një duel të fortë të luajtur në stadiumin e Pashingut. Por në fushë së bashku me shkodranin kuqezi për Strum, u aktivizua edhe një ‘Dardan’ i quajtur Dardan Shabanhaxhaj (19 vjeç).

Mesfushori 19 vjeçar nga Kosova sikundër Balaj u aktivizua në këtë takim vetëm në minutat e fundit (84′).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!