Roshi ‘rekuperohet’ te Diosgyori

Futbolisti fierak Odise Roshi largohet pas 5 vitëve aventure impenjative sportive nga Akhmat Grozni e kampionatit rus. Roshi me gjasë ka gjetur akordin me një skuadër hungareze dhe sipas Supersport’ gjithëçka është kopsitur për t’u transferuar te Diosgyori në elitën hungareze.

I njëjti burim tha se të martën Roshi do të jetë në Hungari për të hedhur firmën mbi kontratë. Te Diosgyori, Roshi do të ketë shok skuadre një tjetër futbollist shqiptar,Hysen Memollën. Transferimi i mesfushorit fierak te DVTK është bërë i mundur nga menaxheri vlonjat Adrian Aliaj.

Futbollisti i Kombëtares kuqezi ende nuk është rikuperuar nga dëmtimi që e mbajti jashtë për një pjesë të mirë të këtij sezoni në të cilin është aktivizuar vetëm në 6 takime me Akhmat Grozny-in çeçen aty ku aktivizohet ende Bernard Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!