Ndahet nga jeta ish- presidenti bardheblu

Lajm i rëndë për familjen, futbollin dhe shoqërinë në tërsi. Sot është ndarë nga jeta Metush Seferi, ish-presidenti i klubit të Tiranës gjatë vitëve 1993-98-të.

Mësohet se Seferi ishte prekur më herët nga COVID-19 por falë kurimit të specializuar kishte arritur që ta fitonte këtë betejë të parë.

Megjithatë duket se jo gjithëçka ka shkuar mirë me versionin se pasojat Koronavirus, mund të kenë ndikuar te ndalimi i parametrave jetikë të ish- presidentit bardheblu.

Në krye të bardhebluve si president, i ndjeri pati fituar tri kampionate dy Kupa të Shqipërisë dhe një Superkupë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!