Selia e Konsullit/ Duka: Urë lidhëse me Hungarinë

Ministri i Jashtëm dhe i Tregtisë së Hungarisë, z. Peter Szijjártó preu sot shiritin simbolik që sinjalizon hapjen se Selisë së Konsullit të Nderit të Hungarisë. Ceremonia e inaugurimit të selisë së Konsullit të Nderit të Hungarisë në Shqipëri u nderua nga vetë Ministri i Jashtëm dhe i Tregtisë së Hungarisë, z. Peter Szijjártó, Konsulli i Nderit të Hungarisë në Shqipëri, z. Armand Duka, Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin të Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali, Ambasadori i Hungarisë në Shqipëri, z. Lorant Balla, deputetë të Kuvendit dhe personalitete të tjera të spikatura.

Në fjalën përshëndetëse të rastit Konsulli i Nderit të Hungarisë në Shqipëri, z. Armand Duka falënderoi pjesëmarrësit dhe theksoi se kjo seli konsullore është dhe do të jetë një qelizë hungareze përtej kufijve territorial të shtetit dhe do të ndihmojë në marrëdhënien solide midis dy shteteve tona.

Ju falenderoj të gjithëve që merrni pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Selisë se Konsullit të Nderit të Hungarisë, janë këto evente që i bëjnë këto ditë më të bukura. Para së gjithash dua të falënderoj Ministrin e Jashtëm dhe të Tregtisë të Hungarisë, z. Peter Szijjártó, për besimin që më ka dhënë dhe pjesëmarrjen në këtë ceremoni, Ambasadorin e Republikës së Hungarisë në Shqipëri, z. Lorant Balla, për bashkëpunimin dhe punën e tij.

Historikisht kemi pasur momente kulminante të bashkëpunimit tonë, përpjekjet ndër vite apo dhe me marrëdhëniet e biznesit me gjigantin e bankave evropiane, OTP Bank. Durrësi, ku ne hapim këtë zyrë konsullore, ka një histori mijëvjeçare dhe është urë lidhëse për shume shtete edhe është porti më i madh i vendit tonë. Jam besimplotë se për çdo qytetar hungarez, Durrësi është një pikë referimi, për vlerat që mbart dhe unë ndjehem vetëm i privilegjuar që të pres gjithsecilin që kërkon mbështetje në këtë bashkëpunim.

Duke garantuar të gjithë ata që më besuan në këtë detyrë, kjo përfaqësi do të ndihmojë në zhvillimin e marrëdhënieve midis popujve tona edhe në rritjen e biznesit të përbashkët”, – tha ndër të tjera z. Duka në fjalën e tij, shkruan FSHF.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!