Mungesat/ Mbape, për të udhëhqeur PSG

Mungojnë Njemar e Di Maria, reflektorët drejtuar te Mbape.

E gjithë përgjegjësia bie mbi Kilian Mbape. ‘L’Equipe’ nuk ka dyshime dhe ia kushton faqen e parë PSG-së me numrin shtatë në ballinë.

Për sulmuesin e lakmuar prej kohësh nga Real Madrid, Liverpul etj, do të jetë një sfidë brenda sfides pasi do ti duhet të marrë përsipër detyrat kryesore në majen e sulmit të skuadrës së Poçetinos për disa javë.

Duke nisur që sot teksa në orën 17:00, PSG, do të përballet me Nice për kampionat. Gazeta shkruan se francezi është i etur për të marrë këto përgjegjësi, veçanërisht në fazën e sulmit, duke marrë parasysh që Nejmar dhe Di Maria do të mungojnë.

Mbape do të drejtojë sulmin si sot ashtu edhe të martën në Ligën e Kampionëve me Barcelonën. PSG beson dhe mbahet te ylli i tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!