Dhuna/Nuabueze dhe i gjithë Bylis për karton të kuq…

Bylis- Laçi (0-1) degjeneron në dhunë me vendasit e Bylis të cilët bëjnë vetëgjyqësi ndaj Kirian Nuabuezes. Një veprim aspak dinjitoz i sulmuesit të Laçit i cili shkon e godet një futbolist të shtrirë të mallaksatriotëve.

Më pas Carkanji nis i pari grushtet e shqelmat ndaj sulmuesit bardhezi dhe më pas skena me të gjithë futbollistët vendas që godasin jo vetëm Nuabuezen por dhe zv/ trajnerin Bekim Kuli i cili rrëshqiti në tentativë për të evituar kaosin.

Pamje mjaft të vështira për t’u ndjekur dhe gjyqtari Florian Lata i cili mjaftohet me vetëm dy kartonë të kuq. Alarmante kur pamjet tregojnë se kanë përdorur grushtet shumë fanella të skuadrës së Bylis.

Pritet që komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF të ndalet seriozisht jo vetëm për të kaluar në sitë veprimin e Nuabuezes, Carkanjit dhe të gjithë atyre futbollistëve të Bylis që sulmuan në grup sulmuesin, por dhe për të vendosur disa sanksione për klube që janë përsëritës.

Pikërisht në një ndeshje në Ballsh disa sezone më parë, u godit delegati Besnik Çela dhe Bylis më pas u përjashtua nga gara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!