Ecën Vllaznia, Kukësi zhyt Tiranën

Një gol dhe Vllaznia pas duelit me Apoloninë rimerr kuotën në krye me 6 pikë më shumë se Partizani i dyti. Vendos Dajan Shehi.

Asgjë nga Kastrioti i bukur i javëve të shkuara. Sot në Kamëz, Partizani shënoi tri herë në portën e vendasëve duke merituar tri pikë. Gjithëçka ngjau në të dytën teksa Zhunior, Asani dhe Kardozo ishin autorë të golave. Debutoi ‘Buba’.

Në betejen për të dalë nga ‘lluci’, luajtur në kryeqytet mes Tiranës dhe Kukësit, fitoi ekipi verilindor. Kukësi fitoi 0-2 me Ibraimin që e zhbllokoi ndeshjen me penallti ndërsa në fund Limaj realizoi të dytin duke dhënë edhe ndonjë mesazh krerëve të klubit që po e trajtojnë me një stil aspak favorizues lojtarin që nuk denjon të zgjasë kontratën.

Bylisi-Laçi i shkoi Laçit me një gol të Malotës në të 61-ën. Situata e dhunëshme në fushë shoqëruar me kartonët e kuq për Nuabuezen dhe Carkanjin ia hoqën vemendjen rezultatit teknik.

Rezultatet:

Bylis- Laçi 0-1

Vllaznia- Apolonia 1-0

Tirana- Kukësi 0-2

Kastrioti- Partizani 0-3

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!