Tomori i përforcuar, sfidë Grupit të Jugut


Mesfushori amerikan me origjinë nga Meksika, Brajan Rodriguez nga Laçi, i është bashkuar Tomorit. Enes Isufi, Aldrit Oshafi, Endrit Marku, Mario Bajramaj dhe Sali Kumanin, të tjerë elementë cilësorë për Sinellën…

Ndryshimet e shumta që ka pësuar skuadra e Tomorit gjatë pushimit midis dy fazave, por dhe paraqitja pozitive gjatë ndeshjeve miqësore gjatë minifazës përgatitore ka rritur besimin se Tomori i Grupit B në Kategori të Parë, e ka seriozisht garën në vijim.Prevalon dukshëm edhe interesimi i opinionit futbolldashës beratas, për të parë skuadrën e tyre të zemrës në ndeshjen e saj të parë zyrtare ndaj Elbasanit këtë fundjavë.

Në fakt drejtuesit por dhe protagonistët e skuadrës së Tomorit, për pjesën e dytë e kampionatit duket se janë para një objektivi të ri: atë të sigurimit të renditjes për të siguruar një nga katër vëndet e para të grupit, në mënyrë që në fazën e tretë të luhet për ‘ sulmin final ” e për të synuar një nga dy vëndet e para që të japin mundësinë e ngjitjes në Superiore.

Duke besuar maksimalisht te skuadra dhe puna voluminoze që ka zhvilluar gjatë kësaj periudhe pushimi, tekniku Bledar Sinella me të besuarit e tij, ajo që ka shtuar më shumë besimin dhe pritshmëritë janë edhe përforcimet më të fundit nga merkato e dimrit me elementë cilësorë, të cilët së bashku me pjesën tjetër të grupit, do të bëjnë me siguri që në fazën e dytë Tomori të jetë skuadra surprizë dhe rezultative e Grupit B.

Sakaq në ndeshjen e së dielës në transfertë me Elbasanin, Tomori do të kërkojë fitoren e parë jashtë shtëpie. Tomori me një takim më pak në Grupin B, renditet i 5-ti me11 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!