Testi, bollëk golash në Berat

Miqësore në Berat, Turbina- Naftëtari 3-3

Turbina dhe Naftëtari kanë shfrytëzuar pushimin e detyruar në kalendar në kampionat, dhe kanë zgjedhur që të luajnë në një miqësore mes tyre në fushën asnjënëse të Beratit. Aty ku dhjetra sportdashës entuziast nga qytetet e Kuçovës dhe Cerrikut kanë mbushur gjysmën e tribunës qëndrore të stadiumit, duke përkrahur fuqishëm skuadrat e tyre të zemrës.

Ndeshja e cila i ngjante një sfide zyrtare, ka qënë shumë e bukur dhe me rivalitet të fortë, ku ka rënë në sy jo vetëm tripleta e Vladimir Saracit, por edhe loja e bukur dhe plot finesë e Dervishit, Hasajt dhe Franceskos te Turbina. Ndeshja e pasur me gola (3-3) në fund mund ti buzëqeshte ekipit të Allamanit nga Cerriku por topi i goditur nga Françesko në të 88-ën u ndal nga shtylla.

Turbina: Laroshi, Daci, Zylyftari, Sundu, Sauli, Kristian, Lika, Fejzo, Renato, Dervishi, Latin. Tr: A. Allamani ( U aktivizuan Françesko, Mirakaj, Kapxhiu, Hasaj, Jaku, Juri, Këndezi, Kristofor, Tikuri )

Naftëtari:Baba, S. Gega, Fejzaj, Bufasi, Gjoliku, A. Gega, Kopaci, Marini, Cërriku, Saraci, Buba. Tr: A. Kanani ( U aktivizuan Kovaci, Bani, Gorica, Koroveshi, Qose )

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!