Sara shtrohet në spital, Kasijas…

Në Instagram zor se i gjën bashkë (foto) Por Sara dhe Kasijas, çifti që u bë i famshëm me atë puthje live gjatë një interviste të gazetares me portierin e Furive të Kuqe në 2010-ën teksa Spanja fitoi Botërorin, i bashkon gjëndja problematike shëndetësore.

Fillimisht Kasijas me atë problem kardiak kur ishte te Porto ndërsa tani Sara Karbonero me një problem tumori.

Mësohet se 37 vjeçarja është shtruar në spital që nga e premtja e kaluar në klinikën e Universitetit të Navarra në Madrid.

Gazetarja e famshme spanjolle, nëndrejtore i sektorit Sportiv të Mediaset Espana po lufton përsëri me kancerin.

Një shqetësim që e detyroi atë të kthehej në klinikë për të filluar një cikël trajtimesh, pas atyre që ajo kishte kaluar nga maji i vitit 2019.

Pas operacionit të parë, kishin filluar kontrollet rutinë, nga të cilat e fundit tregoi përsëritjen e tumorit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!