Bajern në finale, Levandovski dy gola

Botërori i Klubëve:
Al Ahli- Bajern 0-2. Në finale: Bajern-Tigers (11 shkurt)
● Pamje magjike vijnë nga Katari teksa në impiant u panë një numër i konsiderueshëm tifozësh. Provë e madhe e rikthimit të njerzëve në tribuna.
U luajt sot në Ahmed bin Ali Stadium’ të Katarit, gjysmëfinalja e dytë e Botërorit për Klube ndërmjet Al Ahli dhe Bajernit të Mynihut.
Ndeshja mori udhë në të 17-ën kur sulmuesi më i mirë në kontinent i edicionit të kaluar Robert Levandovski gjeti golin për Bajern Mynih pas asistit të Gnabrit.
Është po numri 9-të , Levandovski i cili shënon dhe të dytin në të 86-ën pas një pasimi të saktë të Leroi Sane. Goditja me kokë te shtylla e dytë vrastare për ekipin egjiptian. Final Al Ahli- Bajern 0-2.
Sakaq, në impiantin modern aty ku do të luhen takime të fazës finale të Botëroit ‘Katar 2022’, u panë tifozë të shumtë. Në unison me rregulloren e FIFA-s dhe shëndetit publik ndaj pandemisë globale.
Dje, Tigers skuadra meksikane, kaloi në mënyrë surprizë përmes një penalltie kampionët e Libertadores brazlianët e Palmerias 0-1 në të 54′-ën.
Tigers- Bajern, finalja me 11 shkurt.