Arrihet akordi, Hamilton edhe një vit me Mercedes

 Hamilton në sezonin e nëntë te Mercedes me objektivin për të fituar titullin e tetë botëror në njëvendëshe.

7 herë kampioni i botës në Formula1 Luis Hamilton, ka zgjatur kontratën me skuderinë Mercedes. Prej javësh ishte vënë në pikpëyetje vijimësia e britanikut por më në fund palët kanë hedhur të zezën mbi të bardhë dhe numri 44 i Mercedes, do jetë sërish me ‘Petronas’.

Negociatat e zhvilluara në Shtutgart,u zyrtarizuan nga vetë Mercedes në një deklaratë:

“Mercedes-AMG Petronas është i kënaqur të njoftojë se ekipi në fuqi Kampion Botëror i Konstruktorëve dhe Kampioni Botëror i Drejtuesve të Pilotëve do të vazhdojnë së bashku në 2021. Mercedes dhe Hamilton kanë arritur një marrëveshje për një kontratë të re e cila do të shohë një nga bashkëpunimet më të suksesshme për sezonin e nëntë radhazi.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!