Xhaferi deklaron objektivin e Vllaznisë, titulli kampion

Për herë të parë, Xhaferi përmend objektivin titull te Vllaznia

Tri takime dy barazime dhe 1 humbje nuk kanë rezultuar brenda objektivit të klubit Vllaznia e cila prej javësh ka dominuar Kategorinë Superiore. I mbështetur maksimalisht nga sponsori Xhaferi, ekipi i Vllaznisë mbyll gjysmën e edicionit në vend të parë me 37 pikë, 6 më shumë se Partizani i dyti.

Pikërisht Alban Xhaferi ndërsa bën një analizë të shkurtër thotë se Vllaznia ka objektiv titullin kampion. Me shumë gjasë hera e parë që një objektiv i tillë del nga “goja” e sponsorit.

Postimi i Xhaferit:

“E filluam këtë sfidë me një objektiv madhor për ta kthyer Vllazninë në majat e futbollit Shqiptar ,e mbyllim fazën e dytë me 4 fitore, 2 barazime dhe vetëm një humbje dhe kryesojm me meritë me një diferencë prej 6 pikësh…kemi ardhur në gjysmen e rrugës dhe jemi besimplotë se me ndihmen e Zotit duke punuar fort dhe përkushtim jemi të gjithë bashkë të përqendruar në maksimum për ti dhuruar Shkodrës atë që i mungon prej 20 vitesh…Titullin Kampion “

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!