Presidenti Ademi, ftesë në Botëror

Përmes një komunikate zyrtare Federata e Futbollit të Kosovës, njofton se Presidenti Agim Agemi është ftuar për të asistuar për fazën finale të Kupës së Botës për klube që po luhet në Katar.

“Presidenti Agim Ademi do të udhëtojë nesër në Doha të Katarit, ku është ftuar si mysafir special nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino dhe Federata e Futbollit e Katarit për të ndjekur nga afër ndeshjet gjysmëfinale dhe finalen e Kupës së Botës për klube. Kjo garë, e cila i bashkon klubet më të mira nga të gjitha kontinentet, ka filluar më 1 shkurt dhe përfundon me finalen e madhe më 11 shkurt.

FFK ka krijuar marrëdhënie shumë të mira me Federatën e Katarit, me të cilën ka nënshkruar edhe Memorandum Bashkëpunimi, teksa gjatë kësaj vizite presidenti Ademi krahas takimeve me drejtuesit e futbollit të këtij vendi do të zhvillojë takime edhe me homologë dhe zyrtarë nga vendet e tjera.”shkruan FFK në zyrtare.

Botërori i klubëve ka nisur më 1 shkurt dhe përfundon me finalen më 11 shkurt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!