Teleteksti i mbrëmjes…

727: Nuk ndalet Myrto Uzuni. Edhe sot me Ferencvaroshin e tij, arriti të shënojë golin e tretë (76′) në fitoren jashtë shtëpie 0-4 me Ujpesht.

727: Napoli-Atalanta 0-0 në të vajtjes për kupën e Italisë.

727: Safet Gjici i bie shkurt:“Me këtë distancë pikësh që kemi, nuk mund të themi që jemi për titull kampion. Por, 2 objektivat e rëndësishme tani janë Kupa e Republikës (Shqipërisë, redaktori) dhe pjesëmarrja në Europë, që do të thotë vendin e 2-të vend i 3-të.”

727: Sulmuesi 22 vjeçari Emir Sahiti vazhdon të shkëlqejë në Kroaci me fanellën e Shibenikut. I huazuar nga Hajduk Spliti, Sahiti ka arritur të realizojë edhe në sfidën e sotme ndaj Rijekës një gol të bukur. Ndeshja e tretë radhazi që shënon.

727: Komisioni i Displinës dënoi me dy takime Ardit Krymin por në qytetin verior thonë se Displina ka vepruar me dy standarte jo vetëm për mos dënimin e Bitrit por dhe të klubit të Partizanit i cili si organizator, lejoji rreth 400 vetë në ‘Elbasan Arena’.

727: Dinamo afron 3 futbollistë të rinj. Anis Mrsiç (nga Zyrih moshat), Daniele Grieko (huazim nga Kievo Verona) dhe Bernardo Makoviç nga Akademia e Mikolit në Itali.

727: Qeveria dha dritën jeshlije basketbollit pas 11 muajvë por sezoni i ri i koshit pritet të nisë pas muajit shkurt.Eliminatoret e “Europianit 2023”, bëhën shkak për këtë shtyrje.

727: Muamed Sejdini edhe zyrtarisht është kandidat për një mandat tjetër si president i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Këtë radhë ai u propozua nga OFS Kërçova.

727: Renato Sançes, portugezi i Lilë, hezitoi ti japë dorën teknikut të skuadrës pas zëvendësimit në fitoren 0-3 ndaj Bordo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!