Ikën Ahmataj
Pas një sërë rezultatesh negative kreu i pankinës së Skëndërbeut Julian Ahmataj largohet nga drejtimi i skuadrës.
humbja e thellë e djeshme me Kukësin 0-4 shoqëruar me vendin e fundit në tabelë kanë bërë që Ahmataj të dorëzohet.
NJOFTIMI I KLUBIT:
“KF Skënderbeu dhe Ahmataj mbyllin me mirëkuptim bashkëpunimin”
Ju njoftojmë se pas një bisede mes palëve , Klubi i Futbollit “Skënderbeu” dhe Julian Ahmataj kanë mbyllur marrëveshjen e bashkëpunimit me mirëkuptim.
KF Skënderbeu falenderon ish-trajnerin bardhekuq për përkushtimin dhe punën e mirë të zhvilluar gjatë kohës që ishte në drejtimin e ekipit.
I urojmë Ahmataj shumë suksese dhe fat në të ardhmen!
Me Respekt,
KF Skënderbeu
