Mazrekaj udhëheq Laçin, Shehi debutimi me tri pikë

Laçi-Teuta 1-0 (Mazrekaj 35′)

Laçi falë një super Mazrekaj arrin të fitojë 1-0 me Teutën në shtëpi. Tjetër fitore e rëndësishme për ekipin e Shpëtim Duros i cili çuditërish po shkëlqen me ekipet pretendente dhe has vështirësi me të voglat.

Sërish “mentori” Mentor Mazrekaj ai që i jep shkëlqim ideve të Duros në një sfidë e cila dukej mjaft delikate. Mesfushori sulmues i linjës së majtë përfitoi nga një gafë e mbrojtjes durrsake në minutën e 35-të dhe me klas depozitoi sferën drejt e në rrjetë.Ishte e 35-ta.

Sakaq bardhezinjtë patën një shans të artë për të mbyllur takimin në minutën e 73-të me një penallti. Ekzekutimin e mori përsipër Nuabueze, por Stivi Frashëri ia doli të presë goditjen e bomberit të Laçit. Për Kirian Nuabuezen, penalltia e dytë e humbur në këtë kampionat.

Apolonia-Tirana 0-1 (Seferi 77′)

Oregs Shehi dhe Seferi i kthejnë buzëqeshjen bardhebluve. Tirana me stof të ri në drejtim e përbërje, vuajti, por në fund mundi të fitojë 0-1 ndaj Apolonisë vendase në Fier në një ndeshje, që u shoqërua nga era e fortë gjatë gjithë 90 minutave.

Tirana që në start dha sinjlaet e forta se kishte qëllim parsor tri pikë. Sulmet e vazhdueshme u panë prezente për disa minuta duke provuar me të gjitha mënyrat për të dalë te goli.

Bardheblutë arritën të vizitonin shpesh portën e Apolonisë dhe në dy raste goditën edhe shtyllën me Bathën në një goditje dënimi dhe Muçin pas asistimit të Seferit.

Në fund, vetë sulmuesi kuqezi ardhur këtë janar nga Jang Bojs, shënoi 13 minuta nga fundi duke i dhurar tri pikë determeinante kampionëve në fuqi të Superiores.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!