Ditëlindja e 29-të e numrit 29-të

Numri i tij, u bë i dukshëm kur pas një goli ndaj Kukësit, pati një mesazh të koduar për ish- trajnerin Skënder Gega kur tha: “Tregova numrin dikujt që po ndjek ndeshjet nga televizori”.

Laçi dhe Teuta do duhet ti bëjnë mirë llogaritë sot mes tyre. Dy skuadrat e kuotuara si të denja për të zbritur Tiranën nga froni në start të kampionatit, janë disi prapa të vendit të parë që mbahet nga Vllaznia.

Sot në 13:45, bardhezinjtë me statusin e pritësit, e kanë të ndaluar humbjen pasi ajo mund ta shkëpuste përfundimisht nga ëndrra për titull. Ndryshe Teuta e cila për momentin ka 3 pikë më shumë se kurbinasit.

Ndërkaq një motiv më shumë për vendasit për të fituar këtë takim, vjen nga ditëlindja e 29-të e numrit 29-të të Laçit, Emiljano Musta. Me elbasanasin protagonist absolut te skuadra e Duros.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!