Vjen zyrtarizimi, Solomon ikën nga të kuqtë

Lajmi ka qarkulluar që në orët e para të mengjesit por Theofilus Solomon, u zyrtarizua si një futbolist i lirë nga klubi i Partizanit vetëm në mbrëmje.

Në fakt, gjatë ditëve të fundit, përflitej për një shitje të mundshme te Nefçi Baku në Azerbajxhan për rreth 60 mijë dollarë, por që me gjasë (nëse nuk ka ndonjë të fshehtë) nigeriani nuk ka arritur të firmosë.

Sakaq, Solomon ishte një nga lojtarët më të paguar të klubit të kuq. Afrimi i bujshëm i Ferhan Hasanit duket se ka zbehur nevojën për nigerianin që ka shënuar vetëm tri gola në 15 takime.

Njoftimi i klubit:

FK Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Theophilus Solomon. Sulmuesi 25 vjeçar dhe klubi kanë vendosur sot të ndërpresin me mirëkuptim bashkëpunimin mes tyre. Solomon iu bashkua skuadrës përgjatë sezonit 2019– 2020 duke realizuar edhe 8 gola me fanelën e kuqe. Klubi falenderon Theophilus Solomon për kontributin e dhënë me skuadrën, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në karrierën e tij sportive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!