Sot, finalja e Kupës Libertadores

Palmerias-Santos për trofeun e Kupës Libertadores në 21:00 në ‘Maracana’.
Momenti erdhi. Në Rio De Zhaniero të Brazilit, stadiumin mitik ‘Maracana’ sot, duke nisur nga ora 21:00, Palmerias-Santos për trofeun e Kupës Libertadores.
Trofeu më i rëndësishëm në rang klubesh i Konfederatës CONMEBOL do gjëjë në edicionin e 61 të saj dy skuadra brazilane.
Finalja do të drejtohet nga 45-vjecari argjentinas Patricio Loustau.
Në fakt Argjentina e tij e ka fituar këtë trofe më shumëse askush tjetër plot 25 herë ndërsa Brazili 19. Kuptohet mbrëmja e sotme do ti japë vendit të ‘karnevalëve’ titullin e 20 në histori. Në fushë, dy ekipe tradicionale Braziliane.
Sakaq, Palmerias kaloi argjentinasen River Plate ndërsa Santos po një argjentinase të famshme si Boka Xhunjor.