Palmerias triumfi në Libertadores

Finale e Kupës Libertadores në ‘Maracana’: Palmerias- Santos 1-0
Palmerias fiton Kupën Libertadores ndaj Santos në edicionin e 61 të kësaj kupe organizuar nga CONMEBOL në Amerikën e Jugut. Për herë të dytë pas 21 viteve.
Një sfidë e çmendur e cila vendoset në minutën e 90+9 nga Breno Lopez.
Finalja e Kupës Libertadores u zhvillua në rang klubesh të Konfederatës CONMEBOL në Maracana të Rios në Brazil.
Ndeshja është shoqëruar nga tensioni i vazhdueshëm dhe në fund ata që kanë festuar ishin lojtarët e Palmerias.
