Real i “xhindosur”, Levante i tregon limitet…

Enis Bardhi jep asistin e golit të fitores, Real mundet nga skuadra e dytë e qytetit të Valencias me shifrat 1-2. Drejton Betoni.
Reali i Madridit nëse nuk ishte ndonjë “skemë” për të larguar Zidan, tregoi sot ndaj Levantes se i kanë shterrur forcat. Pa Serxhio Ramos dhe të zakonëshmit Marselo e Isko, të bardhët nga Madridi të gjëndur në inferioritet numerik pas daljes me karton të kuq të Eder Militaos që në minutën e 9′, u mundën nga skuadra e dytë e qytetit të Valencias me shifrat 1-2.
Një gol i shpejtë i Asensios (13′) u duk se do ti sillte qetësinë madrilenëve por më pas ‘topi’ kaloi te Moraleq ndërsa barazoi në të 32′.
Fundi i fraksionit të parë dhe fillimi i pjesës së dytë sheh një Real në vështirësi dhe miqtë që duket se trembin me uniformën e ‘Barcelonës’. Fillimisht një penallti e dhuruar për Levanten nën kontetstimin e ashpër të vendasëve dhe më pas pritja e sferës nga Kurtua ngjet në të 64′.
Por Roxher Marti do të shlyejë gabimin pas një asisti të Enis Bardhit në të 78′. Shqiptari i Maqedonisë së Veriut ardhur nga një dëmtim i gjatë, u fut si zevëndësues por në ato minuta të së dytës tregoi klas e dha asistin e golit për njeriun e ndeshjes Marti. Reali me gjasë, ka “dorëzuar” me titullin…
Rezultate java e 21:
Real Madrid- Levante Valencia 1-2
Eibar- Sevilja 0-2
Valencia- Elce në kohë reale
Vijareal-Sociedad 21:00