Ramos mbyll me Realin

Serxhio Ramos largohet nga Real Madrid në verë. Është ‘El Chiringuito’ i cili jep ekskluzivizisht lajmin.

Sipas Tv pranë Realit, kapiteni 34 vjeçar nuk ka gjetur akordin me Florentino Perez dhe mbrojtësi tashmë do të jetë një futbollist i destinuar të largohet pas kaq shumë viteve e trofeve të fituar te galaktikët.

Për ikonën madrilene, një ndër mbrojtësit më të mirë në glob, ka patur zëra për një kalim te PSG, Angli dhe së fundi te Bajern Mynih.

Zgjedhja ime e parë është Real Madrid dhe Perezit nuk i them jo kurrë’, deklaronte pak ditë më parë Ramos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!