Hazard dëmtimi i radhës, 17 ndeshje si tifoz

Belgu dëmtohet sërish, së bashku me Joviç, dështim total i meraktos së 2019-ës.
Dështim total. Së paku deri tani kur Eden Hazard erdhi nga Çelsi në 2019-ën si pasuesi i Kristiano Ronaldos te Reali.
Me tri gola në dy sezone dhe 17 takime jashtë fushe vetëm këtë edicion, 30 vjeçari belg, i ngjan një roboti që konsumon euro në hiç.
Mësohet se numri 7 i Realit, ka pësuar një tjetër dëmtim dhe se është në dyshim për aktivizimin me skuadrën ndaj Hueskës të shtunën.
Ndërkaq, Zidan ka lënë prapa virusin dhe ka nisur trajnimin e grupit madrilen. Humbja e fundit në shtëpi me Levanten, e ka vështirësuar majën e tabelës së La Liga-s që kryesohet nga Atletiko me 10 pikë më shumë (50).