Me kampionatin shqiptar…

Isuf Myrtaj

Në vend të problematikës:

Nga protesta e pavlerë e tifozëve korçarë ndaj skuadrës së Skënderbeut te, largimi i Solomon sot nga Partizani. Nga deklaratat monotone të trajnerëve me sloganin: “ndeshja e radhës”, te lajmi i sponsorit të Vllaznisë për premio nëse skuadra shkodrane mund Partizanin nesër në ‘Elbasan Arena’.

Nga deklaratat e Josës triumfator, ndaj ish- skuadrës, te debutimi tjetër (nesër) i Orges Shehit me Tiranën. Nga predikimet për protokolle strikte higjeno-sanitare, te tifozë pa limite (dhe pa maska) në impiante të caktuara. Nga ndeshje me gjyqtarë normalë, te ndeshje si ajo e Elbasanit me 6-të arbitra.

Nga teknikë që dalin rregullisht në konferencë shtypi para dhe pas ndeshjeve (me rregullore), te të tjerë që flasin me raste. Nga delegatë që mbajnë vetëm shënime, te të tjerë që “zhdëpin”, sikur ata janë “Duka”.

Nga klube që kaluan COVID-19 në “shtëpi”, te të tjerë që e kaluan ose po e kalojnë atë në fushë. Nga media të afruara ndjeshëm me klube të caktuara, te xhelozia profesionale për të “shitur’ lajmin. Nga e …nga.

Java futbollistike:

E në kushtet aktuale, nesër janë tri përballje: Praktikisht tri finale që korespondojnë me javën e parafundit të fazës së dytë.

Takimi kryesor, e që i rri afër klasifikimit, ai i Elbasanit teksa do përballen Partizani- Vllaznia (16:45). Më herët një tjetër finale në Laç aty ku protagonizmi Laçi-Teuta në dukje në maksimum.

Jo me më pak antagonizëm pritet të shoqërohet dueli Apolonia- Tirana në program në 13:45 në ‘Loni Papuçiu’. Bardheblutë mbërthyer prej javësh nga kthetrat e së keqës nesër me stof të ri ku udhëheq një “king djalë” si Orges Shehi.

Superiore, java e 17-të:

13:45 Laçi- Teuta

13.45 Apolonia- Tirana

16:45 Partizani- Vllaznia (‘Elbasan Arena’)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!