Kukësi fundos korçarët, Daci çfarë goli

Kategoria Superiore java e 17:

Korçë:

Skënderbeu- Kukësi 0-4 (Ibraimi 5′, Limaj 7′, 62′, Leira 32′ )

“Serenatat korçare” ende nuk kanë përfunduar për Mirel Josën e rikthyer në timon. Në forcë të Kukësit vetëm pak ditë më parë, tiranasi 4 herë kampion me Skënderebun, triumfoi me skuadrën verilindore 0-4 ndaj formacionit të Ahmatajt.

Për Kukësin gjithëçka bëhët e lehtë kur fillimisht Ibraimi në të 5′ dhe Limaj në të 7-ën e dërguan sfidën në 0-2. Mateus Liera gjeti të tretin në 38 duke mbyllur praktikisht ndeshjes. Në fraksionin e dytë Vesel Limaj në të 63-ën ndoqi një aksion nga e majta dhe me një goditje gjithë klas shënoi të 4-in.

Kamzë:

Kastrioti-Bylis 1-0 (Daci 51′)

Në Kamzë, Kastrioti kalon me një supergol të Dacit, Bylisin e Ballshit. Krutanët duke dominuar e menaxhuar minutat pas shënimit ia dolën më pas të ruajnë avantazhin e krijuar në në 51-ën.Nga ana tjetër Bylisi ndyshe nga sfidat e kalauara kur dhe ka qënë nën një gol, këtë radhë u duk konfuz dhe i dorëzuar duke komplikuar shanset për qëndrim në kategorinë Superiore. Për tu theksuar, miqtë kanë protestuar gjatë te rasti i golit pasi dyshojnë për një prekje të topit me dorë nga Daci.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!