“Human Tecar” çertifikata fizioterapistëve

Ka përfunduar me sukses kursi i formimit të fizioterapistëve “Human Tecar”, i zhvilluar nga Departamenti i Mjekësisë Sportive në Federatën Shqiptare të Futbollit.
Kursit, që u zhvillua për herë të parë në Shqipëri, i janë përgjigjur rreth 50 fizioterapistë, të cilët janë pjesë e ekipeve kombëtare, e ekipeve të kampionatit të Kategorisë Superiore si dhe pjesë e sektorëve të tjerë si spitalor, universitar, profesionistë të lirë, etj.

Ky kurs u mbajt në datat 25-28 janar, ku lektorë ishin: Gianluca Stessina, i cili është Drejtues i Departamentit të Mjekësisë Sportive pranë FSHF-së, Ilvi Begolli, fizioterapist pranë FSHF-së, Arzen Voci, fizioterapist i Kombëtares A të futbollit si dhe specialisti italian i Tecarterapia, Francesco Fassino.

Qëllimi i këtij kursi ishte që fizioterapistët e rinj të njiheshin me trajtimin e patologjive muskulare nëpërmjet trajtimit me tecarterapi dhe përdorimin e saj kryesisht në fushën sportive, por jo vetëm; diagnostikimi i problemeve muskulo-tendinoze si dhe përcaktimi i protokolleve të reja në trajtimin e patologjive me natyrë traumatike të lidhura në mënyrë të drejtpërdrejtë më sportin. Kursi ishte i ndarë në dy pjesë: pjesë teorike dhe më pas me pjesën praktike.
Në përfundim të kursit, të gjithë pjesëmarrësit u pajisën me certifikatë nga FSHF dhe “Human Tecar Italia” FSHF.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!