Roshi në formë, Berisha humb penalltinë

Akhmat Grozni do të nisë ndeshjet zyrtare për 2021 me Kupën e Rusisë në 20 shkurt dhe një javë më vonë, kampionatin kur do ti duhet të luajë për javën e 20-të me Dinamon e Moskës.

Ekipi çeçen, në gjirin e të cilit aktivizohen Odise Roshi dhe Bernard Berisha po kryen minifazën përgatitore në Turqi aty ku nuk po iu ndahet testeve miqësore.

Kështu pasi mundi 3-1 Arbërinë dhe barazoi 1-1 me Shkupin, ekipi i shqiptarëve ka luajtur të enjten me Vojvodinën e kampionatit serb. Në ktët miqësore janë aktivizuar lojtarët kryesorë dhe Bernard Berisha ka humbur një penallti në fund (80′) me etstin që u mbyll 1-1.

Ndërkaq, Drita u mund po në miqësore 2-0 nga Nizhni Novgorod. Ballkani i Bledi Shkëmbit fitoi 1-3 me Montanën e kampionatit bullgar. Sakaq, sot në Belek, u luajt miqësorja Orenburg-Prishtina ecila u fitua nga prishtinasit 0-2.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!