Ndreu para Bylis: ‘Mesi i artë’ është yni

Kastrioti pas suksesit por dhe zhurmës mediatike që bëri me pikën e marrë ndaj Vllaznisë në Shkodër, nesër për javën e 17-të, pret Bylisin në Kamëz duke nisur nga ora 13:45.

Tekniku Ndreu foli sot për mediat:

Ndreu:

Vjen Bylis…

“Ndeshja me Bylisin merr një rëndësi të veçantë, sepse unë mundoj se është rival direkt për të qenë në atë mes të artë. Nuk duhet të rrezikojmë rënien nga kategoria. Bylisi ka lojtarë që vrapojnë shumë kështu që na del për detyrë të jemi të thjeshtë, konkretë, sepse është koha për të marrë pikët maksimale”

Mungesat?

“Nuk ia vlen ta diskutojmë më, në çdo intervistë kemi folur për mungesat. Thjesht do të jenë të pranishme në këtë periudhë jonormale. Kështu shpresojmë tek të gjithë lojtarët që janë, të japin maksimumin për të marrë fitoren. Në ndeshjet e kaluara kanë bërë paraqitje të mira kështu që edhe në këtë ndeshje këta çuna të rinj do të japin më të mirë për të prezantuar veten”

Merkato e Kastriotit?

“Është një merkato e varfër. Që të marrësh lojtarë të mirë duhen shumë lekë.Jemi munduar të marrim lojtarë mesatarë, të cilëve nuk iu kanë dhënë hapësira në formacion. Këta janë lojtarët që ne kemi marrë. Nëse kthehen edhe të dëmtuarit, plus këta lojtarë që kemi afruar, besoj se do të jemi “ok” deri në fund të kampionatit”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!