Devolli: Kampionat i fortë,Vllaznia nuk është larg

Bledar Devolli, trajneri i Drenicës në Ipko i ftuar në emisionin “Pressing” e cilësoi kampiontin aktual Shqiptar si më të fortë nga ai i sezonit të shkuar.”Kategoria Superiore sivjet është shumë e fortë”, tha gjirokastriti i cili me Kastriotin dy sezone më parë ishte shumë pranë mrekullisë teksa krutanët u rrëzuan vetëm javën e fundit.

Gjithashtu Devolli mendon se Vllaznia mund të arrihet nga skuadrat që ndjekin. Ai ishte në “Selman Stërmasi” për të ndjekur Tirana-Laçi dhe për situatën te bardheblutë por dhe për renditjen tha: “Isha në stadium atë ditë dhe kur pashë Osmanin në stol u çudita.

Tirana, Laçi, Partizani, Teuta nuk duhet të dorëzohen dhe të pretendojnë titullin dhe Kupat e Europës, kështu që t’i japin gaz me marsh maksimal. Vjet Luftëtari dhe Flamurtari kishin mbaruar punë, kurse këtë vit është ndryshe me Apoloninë, Bylisin dhe Skënderbeun. Ky kampionat është më i fortë se vjet”,  Devolli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!