Shëndetësia i hap udhë baskebollit

Mira Rakacolli, zevënësminister i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka firmosur shkresën për të lejuar të luhet sporti i basketbollit.

Kuptohet përmes një protokolli strikt hogjeno-sanitar imponuar nga pandemia globale Koronavirus.

Pas kërkesave të shumta për rifillimin e aktiviteteve sportive në salla të mbyllura, më në fund ka ardhur edhe përgjigja e shumëpritur.

Ministria e Shëndetësisë i ka kthyer përgjigje pozitive Federatës Shqiptare të Basketbollit për rifillimin e aktiviteteve, të cilat ishin ndaluar që prej marsit të vitit të kaluar, duke e bërë Shqipërinë vendin e vetëm në botë pa sporte të këtyre disiplinave.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, miraton kërkesën tuaj për zhvillimin e ndeshjeve të basketbollit“, shkruhet në shkresë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!