Perez hapa ‘prapa’, Mbape…

Pandemia e Koronavirusit ka ndryshuar fytyrën e të gjithë botës, ajo ka pasur një ndikim të madh në botën e futbollit dhe ekonominë e saj.

Real Madrid, verën e kaluar përmes presiedntit Florentino Perez kishte vendosur të shtynte operacionet e mëdha që ishin planifikuar deri në vitin 2021, për të mos shpenzuar asgjë dhe për t’u përqëndruar vetëm në shitje në mënyrë që të sillte para në arka.

Me këtë strategji, ‘Casa Blanca’ mblodhi pak më shumë se 100 milion € që mund të përdoren veçanërisht për të rekrutuar Kilian Mbape Erling Braut Haland dhe Eduardo Kamavinga gjatë afatit kalimtar të verës.

Sidoqoftë, kriza e Koronavirusit nuk është zgjidhur ende, paratë ende nuk po hyjnë në arka dhe Florentino Perez mund të zhgënjehet brenda pak muajsh duke mos ia dalë të kryejë goditjet e dëshiruara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!