Haxhia, legjenda e Sopotit në “Dossier”

Speciale nga: Haxhi Balliu

Albert Haxhia, legjenda e futbollit të Sopotit, shënoi mbi 300 gola.

Haxhia: “Kërkova të vazhdoja IKF-në (Institutin e Kultures Fizike),por nuk m’a dhanë te drejtën dhe kur mbusha 18 vjec, ika ushtar.”

Albert  Haxhia,mund të cilësohet vërtet si një ‘’Skënderbe ‘’ i të gjitha betejave futbollistike te Sopoti i Librazhdit.

Familja Haxhia edhe pse me origjine nga Vlora,ka nxjerrë plot katër futbollistë,të cilet kanë veshur fanellën e Sopotit në vite.

Luani, Edmondi, Alberti dhe Artani,janë katër vëllezërit e familjes Haxhia,të cilët për më shumë se dy dekada kanë veshur fanellën e Sopotit të Librazhdit.

Një dinasti e tillë futbollistësh,ndoshta disi janë lënë në ‘harresë’ duke mos iu kushtuar vëmendjen dhe dhënë vlerësimet e duhura. Ndoshta ngaqë vijnë nga një qytet i vogël si Librazhdi .Por dinastia Haxhia  në futboll është një faqe e artë e historisë së sportit në këtë qytet dhe vështirë se në të ardhmen do gjejmë një shembull të tillë dhe kaq të veçantë.

Një nga njohësit më të mirë të historisë së futbollit librazhdas,Sokol Zharri, këtë vlerësim na e jep në formën e një sentence,teksa thotë se : » Kur përmendim Haxhiajt, na kujtohet Sopoti ,dhe kur përmendim Sopotin , na kujtohen vëllezërit Haxhia, të atyre viteve.

Por, ai që ka lënë vërtet gjurmë dhe ka bërë emër si futbollist, është njeri prej tyre,për të cilin do të ndalemi në këtë shkrim.

 Alberti,i lindur me 31 Dhjetor 1961,tashmë ka hyrë në të 60-tat. Për 25 vite është endur në fushat e stadiumet e futbollit , duke u bërë ankthi i të gjithë kundërshtarëve. I kompletuar në të gjitha aspektet, apo elementët që përmbush të qenit  një talent i plotë. Për herë të parë e veshi fanellën me ekipin e parë, që në moshën 16 vjec ,në vitin 1979 .

Ai kujton sot ndeshjen e parë me të rriturit e cila ka qenë një ndeshje për kupën e gazetës « Sporti Popullor » dhe ku Sopoti që drejtohej nga tranieri Tomi Tomorri, kishte përballe ekipn e Gramshit.

-Isha 16 vjeç,kur kam luajtur ndeshjen e parë me ekipin e të rriturve,-thotë Berti.

-Kërkova të vazhdoja IKF-në (Institutin e Kultures Fizike) ,por nuk m’a dhanë te drejtën dhe kur mbusha 18 vjec, u vesha ushtar.

Me ndërhyrjen e Sotir Priftit i cili jo vetëm ishte shef i degës ushtarake,por një tifoz dhe dashamirës i futbollit, më mbajtën këtu në Librazhd,në repartin e Babjes.

Ftesa në Kombëtare…

 Në vitin 1985 grumbullohet me ekipin kombëtar,kohë kur ky ekip drejtohej nga tranieri Shyqyri Rreli. Gjatë kohës së grumbullimit në Tiranë,-thotë Berti ,isha në një dhomë të hotelit së bashku me dy futbollistët e njohur të Labinotit të atyre viteve ; Bujar Gogunjën e Ferdinand Lleshin. Luanim në kategorinë e dytë dhe përvec meje ishte thirrur në ekipin kombëtar edhe Shpetim Toska,lojtar i Korabit të Peshkopisë.

Do të kalonin më pas dhjetë vite,kur në vitin  1995,futbollistit Albert Haxhia, iu dha titulli « Mjeshtër i Sportit »

Si ish lojtar i Sopotit, mbajti shiritin e kapitenit të skuadrës,plot 10 vjet .

Të pa harrueshme për të gjithë mbeten betejat ku Albert Haxhia me skuadrën e tij, Sopotin  përfaqësohet në superligën shqiptare për 6 sezone .

Në fushë me nofull të thyer…

Në Librazhd të flasin të gjithë me respekt për të. E quajnë legjenda e futbollit të këtij qyteti.

Pasi i ka bërë të gjithë të gezojnë  e të thërrasin për të.Bravo Berti ! Ai ka qenë dhe mbetet një shembull për të gjithë futbollistët e brezit të  tij,por edhe për ata që erdhën më pas.

Ky personalitet nuk u dorëzua kurrë edhe kur goditej ashper, por dhe kur i thyen nofullën në një përplasje me kundërshtarin e për 70 minuta, ashtu vazhdoi deri sa ndeshjen e fitoi, por jo vetëm kaq. Në ndeshjen e radhës ai përsëri në fushë me dhëmbët e lidhur me tela, pa u fiksuar akoma kocka.I pa ngrënë prej ditësh futet në ndeshje e përsëri  me gol.

Eshtë ky,kapiteni legjendar i Sopotit, i cili flet me modesti për veten e tij,por nuk harron të flasë edhe për ish tranierët e tij,Hasan Cani e Kostika Sterjo. Ai u bë një futbollist i shkëlqyer ,ku për shumë vite ka qenë lojtari kryesor dhe kapiteni i ekipit , të cilit i dhuroi aq shumë energji dhe talent, duke e bërë që të shkëlqejë për disa vite dhe në ligën Superiore , që në atë kohë ishte kategoria e parë.

Dallohej për talentin,energjinë,shpirtin e garës,kolektivitetin,teknikën që zotëronte si dhe shumë cilësi të tjera pozitive të një futbollisti.

Gol në portën e Strakoshës …

Në muajin shtator 1985,Sopoti luante ndeshjen e radhës në Tepelenë,me ekipin vendas,ku barazon me rezultatin 1 :1.

Haxhia kujton se këtu ka shënuar golin e barazimit,pas një kombinimi të bukur mes tij dhe Ilirjan Lavdarit. Kam bërë një gjuajtje nga larg,rreth 35 metra dhe nuk kishte gëzim më të madh,kur e pashë topin në trekëndëshin e djathtë,të portierit Foto Strakosha.Ishte një gol spektakolar.

Me Bertin kapiten skuadre dhe me ata futbollistë të asaj kohe,të cilët vështirë të pranonin  humbje në fushën e tyre,duhet të ndjehemi krenarë,të thonë sot në Librazhd,pasi nuk e gjejmë më atë ekip me atë shpirt luftarak që stërviteshin në një fushë me baltë,e po në një fushë të tillë zhvillonin edhe ndeshjet.

Albert Haxhia sot është trajner i ekipit të futbollit të grupmoshave në qytetin e Orikumit, në Vlore.

Në bisedë me Bertin ,mëson se merita më e madhe që ai u bë një  futbollist i mirë,i takon profesor Kostikës(Sterjo) që sipas tij ka qenë një njeri i kulturuar,i palodhur dhe që arriti  të ndërtojë një ekip cilësor dhe sot e kujtojmë me nostalgji.

Në sajë të kesaj pune ekipi i Sopotit për herë të parë u shpall fitues i kupës Fayer-Play.

Shkëlqim Hajdari edhe ky një futbollist me emër tek Sopoti,pasardhës i Bertit në ekip,thotë me krenari se kur është fjala për futboll,vetëm ky(Berti) ma mbyll gojën.Ka qenë një futbollist model,me karakter,me disiplinë të hekurt sportive,korrekt edhe sot në fushën e trainingut si tranier tek Sopoti dhe sot tek Orikumi.

Berti ka qenë një futbollist për t’u marrë shembull për nga regjimi sportiv,gjynah që luante me Sopotin,mund të luante me Partizanin apo ndonjë ekip tjetër.Një futbollist që përdorte mirë këmbë e kokë,jepte shpirtin në fushë  dhe me të drejtë tifozët e kanë quajtur « Roberto Baxho »  i Librazhdit. Sakrifikonin rininë e tyre për futbollin,duke iu dhënë  kënaqësi të gjithëve. I pyetur në se gjatë karrierës së tij sportive ka pasur oferta nga ekipe të tjera,ai thotë se nuk i kanë munguar këto oferta nga dy ekipe: Skënderbeu e Labinoti i kohës.

25 vite futboll, por do ta mbajë mend Tetovën,”Plisat” e “Ballistët”

Pas dy sezoneve më të mira tëe Sopotit në kategorinë superiore 1992-93-94-95,në  vitin 1995,Albert Haxhia bëhet pjesë e formacionit të Shkëndijës së Tetovës.

  Haxhia, me aftësitë e tij të pashtereshme bëri që kjo skuadër shqiptare të shpallej kampione e të ngjitej lart në Kategorinë Superiore të Maqedonisë së Veriut.

 “Kam luajtur 25 vite futboll,por nuk mund ta harroj Tetovën,-thotë Alberti.
Në Tetovë ,Alberti jep kontributin e vyer, teksa bëhet protogonist kryesor i kësaj skuadre shqiptare me aksionet e golat e tij arriti që ekipi i Shkëndijës të shpallej  kampion në kategorinë e dytë. Kontributi i këtij djaloshi bëri për vete mbarë sportdashësit e këtij qyteti patriot. Ndihesha vërtet krenar kur kisha pranë mbështetjen dhe thirrjet e tifozëve”Plisat” e “Ballistët”.

Për mua përfshirja në këtë ekip ,ka qenë”Kombëtarja” që kisha ëndërruar.

 Agron Hajdari,një qytetar nga Librazhdi ,thotë se në ato vite punoja në Tetovë si emigrant dhe kur mora vesh se në këtë ekip luan një lojtar nga Librazhdi, padashje u bëra tifoz dhe shkova në stadium për herë të parë.Prania e tij tek Shkëndija,ishte arsyeja kryesore që të shkoja për të parë ndeshjet dhe kur shikoja që miqtë e mi tetovarë kënaqeshin me lojën e Bertit,iu thosha këtyre me mburrje : “Berti është nga qyteti im !”

“Në sezonin 1991/92 luanim me Fortunën e Hasanbegut dhe fituam 5-1. Pata shënuar një gol. Ishin vite të bukura, sepse kishte dashuri për futbollin. Nuk ishte primare leku, kishte futbollistë që luanin për 100 marka. Luanin me zemër për Shkëndijën. Ishte ekip pa asnjë të huaj, ishte ekip etnikishtë i pastër. Kam luajtur 25 vite futboll, por do ta mbaj mend Tetovën dhe Shkëndijën”, -thotë Haxhia,.

Albert Haxhia, i cili sot jeton në Vlorë, flet me respekt të madh edhe për njerëzit në Tetovë.
“Njerëzit ishin shumë dashamirës dhe sportëdashës. Ndoshta ishte dhe koha, por prapë ishin futbolldashës me zemër të madhe që e bënin gjithë atë qytet të jetonte me futbollin. Kam kujtime shumë të bukura dhe shokë shumë të mirë atje që flas pothuajse përditë si  me: Ibro Osmanin, Skënder Jonuzin, Rexhep Qamilin, Afet Jasharin, Bekim Osmanin, Zhuti Lika, Ibrahim Luma”, kujton ai, i cili shton se edhe sot e ndjek Shkëndijën përmes shtypit.

Albert Haxhija sot punon si mësues i edukatës fizik në gjimnazin e Orikumit në Vlorë dhe është drejtor i KF Orikut, duke stërvitur edhe grupmoshën U13.

Puna jonë e parë është afrimi në ekip dhe aktivizimi i futbollistëve të rinj në moshë, por që premtojnë për të ardhmen.

Retrospektivë…

Në sezonin 1992-93 ,Haxhia radhitet ndër golëshënuesit më të mirë, me 10 gola,krahas Edmond Dostit të Partizanit,Kujtim Majacit të Apolonisë,Ilir Duros të Beses së Kavajës.

Në sezonin 1983 – 1984,Sopoti shpallet kampion i Kategorisë së Dytë.Ekipi i drejtuar nga tranieri Sami Bahiti kishte këtë përbërje : Portier,Glinka Gjini,Luan Kaca,Genci Topi,Ismail Dervishi,Kastriot Alikaj,Albert Haxhia,Sokol Zharri,Vasil Lena,Ilirjan Lavdari,Arben Koci,Fatmir Ibrahimi.

Për herë të parë në stadiumin DINAMO të kryeqytetit ndeshet Dinamo e Tiranës dhe Sopoti i Librazhdit,ndeshje  për Kupën e Republikes,dy ekipe të cilat bënin pjesë në të njejtin grup. Në këtë fotografi kanë pozuar para takimit Ylli Meta, qendërmbrojtës i Sopotit Sulejman Demollari kapiteni i Dinamos, Ilir Neza sulmues i Sopotit dhe kapiteni i Sopotit Albert Haxhia. Ky takim është transmetuar në RTSH nga komentatori Ymer Kurti nga Librazhdi në vitin 1989 .Që në këtë vit skuadra e drejtuar nga Kostika Sterjo , nis  drejt një konsolidimi të një ansambli futbollistik, prej më se 25 lojtarësh vendas drejt Superligës shqiptare.

Imazhi mund të përmbajë: 4 njerëz, duke përfshirëAlbert Haxhija
Imazhi mund të përmbajë: 10 njerëz

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!