Firmos Cise, Vllaznia gati…

Lojtari nga Gana Salim Cise, firmos kontratë 1 vjeçare me kuqeblutë.

Cise nuk është lojtari ynë. Ka ardhur në një provë 7 ditore dhe varet nga transferimi i Dungës”, deklaronte drejtori Matko Djarmati dy javë më parë.

Sot pasi është zyrtarizuar shitja e Ismael Dunga në Japoni te Sagan Tosu, vjen zyrtarizimi i Cisesë.

Njoftimi i Vllaznisë:

KF Vllaznia bën të ditur se sot ka firmosur edhe me sulmuesin Salim Cisse. Ky i fundit kishte disa ditë që ishte në provë dhe stafi teknik ka dhënë OK-in për marrjen e tij. Kuptohet që pritshmëritë janë të mëdha sepse kemi të bëjmë me një lojtar cilësor i cili është formuar tek Akademia e Sportingut të Lisbonës. Kontrata e tij është njëvjeçare, me të drejtë zgjatje edhe për një tjetër, por kuptohet që performanca e tij në këto muajt e ardhshëm do të vendosë më shumë për këtë. Mirë se erdhe tek Vllaznia Salim!“,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!