Shënojnë Gjimshiti e Muriqi, kalon Atalanta

sportiim2

Kupa e Italisë: Atalanta-Lacio 3-2

Pas takimit dje në San Siro i cili hapi raundin çerekfinal të Kupës së Italisë, vëmendja zhvendoset në ‘Gewiss Stadium’ për ndeshjen midis Atalantës dhe Lacios.

Dy skuadra që janë vetëm dy pikë larg në kampionat , u përballën sot në një duel ‘shqiptarësh’ për Kupën e Italisë.

Ishte Berat Gjimshiti ai që shënoi i pari në të 7-ën për bergamaskët. Pas 10 minutave nga goli i parë një tjetër futbollist shqiptar barazon shifrat. Ishte radha e Vedat Muriqit (17′).

Më pas radha e lacios për të marrë avantazhin por pas dy minutave sërish vendasit barazojnë në 2-2. Në pjesëne dytë pas daljes me karton të kuq të Palominos (Atalanta) u duk se Lacio do ta kishte të lehtë por skuadra e gasperinit shënoi të tretin me Mirançuk.

Atalanta humbi dhe një penallti me Zapatën por nuke pengoi të kalonte për më tej.Në mbrëmje Juve- SPAL Ferrara ndërsa nesër Napoli- Specia.

?>