Tirana dhe Shehi

U përfol fill pas përfundimit të ndeshjes Tirana- Laçi (0-1) se bardheblutë mund të afronin Mirel Josën te skuadra si trajner por më pas gjërat ndyshuan pasi vetë derjtuesit e Tiranës nuk ishin në unison për emrin e teknikut që i rrëzoi nga Kategoria në 2017-ën.

Më pas 57 vjeçari iu bashkua Kukësit dhe në pritje të prezantimit mediatik sot, dje kreu seancën e parë me verilindorët. 18 muaj kontratë për Josën.

Ndërkaq ‘Panorama Sport’ njofon sot, se Tirana ka arrritur akordin me Orges Shehin. Një lëvizje me gjasë e diktuar nga drejtori Tefik Osmani.

Në fakt durrsaku gëzon reputacion dhe konsiderohet ndër teknikët me prespektivë të gjatë në tregun e Kategorisë Superiore. Nuk përbën aspak risi fakti që Shehi futbollist, vjen pas eksperiecës Partizani. Një rival i hershëm i bardhebluve. Më herët Shehi pati aventura në stolin e Skënderbeut dhe Kukësit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!