Luhet në fundjavë merkato drejt mbylljes…

Përfundimi i afatit të merkatos në 31 janar, korespondon dhe me javën e parafundit të fazës së dytë të kampionatit superior në Shqipëri.

Trajnerë:

E veçanta e javës futbollistike ka të bëjë me lëvizjet e befta në pankinën e Tiranës dhe Kukësit. Vendin e Nevil Dedes teksa braktisi skuadrën 15 minuta para se të ndeshej me Laçin e mori sot Orges Shehi, ndërsa Mirel Josa spostoi dje Rrahman Hallaçin te Kukësi.

Merkato:

Klube si Partizani (Valentino Murataj, Stenio Zhunior, Anteo Osmanllari, Ferhan Hasani) Tirana (Tulalat Seferi, Tim Vairinen, Zhoselin Behiratçe) por dhe Kukësi, Bylis, Vllaznia e Skënderbeu, janë parë aktivë gjat ditëve të fundit në merkato.

Java e 17:

Gjithësesi, të shtunën do të luhen dy takime të javës së 17-të për t’ja lënë vendin ditës së diel teksa do ketë ndeshje të tjera me pritshmëri të lartë.

Të shtunën 30 janar:

13:45 Kastrioti-Bylis

13:45 Skënderbeu-Kukësi

Të dielën 31 janar:

13:45 Apolonia-Tirana

13:45 Laçi-Teuta

16:45 Partizani-Vllaznia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!