Hamilton luan muzikë e bën ski, Mercedes hesht për kontratën


Hamilton gjatë ditëve të para të 2021 u shfaq me një kitarë në duar dhe një palë ski. Mercedes vetëm deklarata.

Kampioni i botës në fuqi në Formula 1, Luis Hamilton ende nuk ka rinovuar kontratën me Mercedes. Në një situatë aspak e mirë mes 7 herë kampionit të botës dhe skuderisë gjermane.

David Kultard ish- piloti i famshëm skocez është përpjekur të shpjegojë ritmin e ngadaltë të negociatave midis dy palëve. ‘Fiton Luis apo Mercedes në një kontratë të rinovuar? Biznesi është biznes’, ka thënë Kultard duke lënë të kuptohet se piloti duhet të pranojë disa kushte të reja.

Një prononcim tjetër pak kohë më parë pati edhe nga shefi Toto Volf i cili deklaronte: “Negociatat po përparojnë, por asgjë nuk është bërë ende zyrtare për të ardhmen e Hamilton”.

Kampioni i Formula 1 për herë të shtatë në karrierën e tij, teksa ka barazuar Majkell Shumakerin legjendar,do të ketë mundësinë në 2021 të hyjë pak më shumë në historinë e Formula 1. Me mundësinë për të fituar kurorën të 8-të, por pyetja vetiu që vjen ka të bëjë : me cilën makinë?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!