Halili prezanton Orges Shehin te Tirana

Orges Shehi zyrtarizohet si trajeri i tretë brenda sezonit te Tirana. Në konferencën e prezantimit ka qenë i pranishëm edhe presidenti Refik Halili, i cili gjatë prezantimit të teknikut të ri, theksoni se trajneri ka kontratë të pafundme nëse ka rezultate të mira.

“Ja ve fajin pak dhe fatit se kemi pasur dëmtime. Sa i përket kontratës me trajnerin, do t’i themi është e pafundme nëse ka rezultate të mira. Nëse çdo gjë shkon mbarë, trajneri vazhdon. Nëse jo, vjen trajner tjetër. S’mund të ndryshojmë trajenrë dy herë apo 5.

Mbaj mend atë kur e prezanton dhe jo kur largohet. Është si shprehja: ‘Sa e ëmbël është dashuria, aq më e mirë del më vonë në ndarje. Uroj që kjo të vazhdojë gjatë’.

Objektivi? “Ju e dini më mirë se unë, flas për ekipin tim. Besoj te skuadra, kemi 7 lojtarë kombëtaresh. Gjërat do t’i marrim një e nga një. Kemi punë shumë, me licencimin dhe infrastrukturën. Nuk kemi shumë fjalë të bukura për të thënë. Do flasim në fushë dhe do ecim përpara. Kjo besoj se është e treta e vërteta, siç ndodhi vjet.

Në drejtim të klubit mendoj se kam bërë gjithçka mirë, duke nisur nga infrastruktura. Shumë shpejt shpresoj të vijë një lajm i mirë për punën që kam bërë dhe ato që kam thënë do i bëjmë. Kam bërë goxha mirë, nuk jam i penduar për largimin e një trajneri, kushdo qoftë. Kur humb, ata e pësojnë. Osmani ka bere një punë të mirë në merkato, bashkë me drejtorin, mua e sportistë të tjerë.

Jam i fokusuar tek akademia, por aty kërkohen trajnerë të kualifikuar. Ishin Devolli e Memelli, duhet shumë punë. Nëse shesim lojtarë të rinj, do i zëvendësojmë me ata të akademisë. Sot nuk fusim dot 7-8 lojtarë nga akademia dhe të kërkojmë titullin.”

Jo vetëm faji i trajnerëve? Nëse mungojnë financat, atëherë është problem. Presidenti plotëson kushtet. Në këtë drejtim jam në rregull, ju e keni parë vetë. Zhbllokuam merkaton në kohë rekord, sollëm lojtarë cilësorë. Nuk ka çfarë bën më mirë klubi. Nëse thonë që e bëj, por nuk ka vlera, nuk ka problem. Kam besim absolut, skuadra është aty.

Lojtarët? “Nuk kam thënë se trajnerët nuk kanë bërë punë të mirë. Dede është rast i rrallë. Nuk kam asnjë koment për të. Lojtarët janë aty. Përgjegjësinë e diskutojmë tani që është grupi më i plotë. Torassa na ka munguar dy ndeshje, Batha ka dalë me të kuqe. Kanë marrë penalitete në drejtim të pagës, që u dhemb. Grupi është aty, edhe skuadra. Merkaton nuk e kemi bërë sipas qejfit. Grupi i lojtarëve është.

Përgjigjen e kemi të thjeshtë. E kam lexuar Egbonë. Kam dëgjuar disa trajnerë për sa i përket ndërhyrjes, s’po i përmend emrat. Nëse kanë thënë Halili futet në formacion merreni të mirëqenë, ju e dini. Nuk i jam i çmendur, jam shumë i kujdesshëm në këtë drejtim. Nuk bëj marrëzira. Trajneri vendos.

Kur të thotë pronari shko në një vend tjetër. Nuk është gjë e keqe, por e mirë. Puna bëhet në bashkëpunim me drejtorë e futbollistë. Më erdhi keq që e prishëm marrëveshjen me ish-futbollistin tonë. Ka fituar. Unë nuk do të ndryshoj. Shpresoj të mos i sjellë dëm trajnerit të ri”, u shpreh Refik Halili.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!