Inter- Juve gjysmëfinalja e parë, gola nga shqiptarët…

Shënojnë Gjimshiti e Muriqi në Atalanta- Lacio për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, pason Myrto Uzuni në kampionat për Ferencvarosh teksa realizon me penallti në fitoren 0-3 të skuadrës ë tij ndaj Budafoki në Hungari.
Ndërkohë në përballjen tjetër të orës 20-45 mes Juves dhe SPAL, mes portave u shfaq te ‘Ferrara’ Etrit Berisha. Juventus kaloi 4-0.
Nesër plotëson skuadrat e gjysmëfinales ndeshja Napoli- Specia me të tjerë protagonistë shqiptarë si Hysaj, Rrahmani, Ismajli.
Ndeshjet gjysmëfinale do të luhen me nga dy takime në 3 dhe 10 shkurt. Inter- Juventus dhe Atalanta- Napoli/Specia .