Futsall/ Shqipëria sot në Varazhdin ndaj Kroacisë

Për eliminatoret e Kampionatit ‘Euro 2022’ Shqipëria e Futsall sot duke nisur nga ora 19:00, do të luajë takimin e parë me vendasit e Kroacisë.

Në Varazhdin, skuadra e drejtuar nga Erind Resuli do të luajë në orën 19:00 takimin e parë të Grupit 1, ku bëjnë pjesë Shqipëria, Kroacia, Ukraina dhe Danimarka.

Sfida e parë zyrtare e Europianit nisi që të dielën ndërsa delegacioni kuqezi mbërriti në Kroaci për t’ju nënshtruar testeve anti COVID-19.

Trajneri Resuli që ka pasur në dispozicion të gjithë lojtarët e grumbulluar dhe deri tani nuk ka asnjë dëmtim apo probleme fizike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!