Abrashi bashkohet me Xhakën…

Nga: Xhuljano Zeqja

Mesfushori kuqezi deri dje te Frajburg në Bundesligë, huazohet te ekipi i Taulant Xhakës në Zvicër (Xhaka vijon të jetë i dëmtuar).

Është vetë klubi i cili konfirmon se mesfushori i Kombëtares shqiptare Amir Abrashi, transferohet te Basel në kampionatin zvicerian.

Ai eshte transferuar kundrejt një huazimi 6-mujor. Edhe klubi i futbollit Frajburg te i cili luante mesfushori (mban kartonin e futbollistit) ka raportuar lëvizjen.

Abrashi 30 vjeç, ishte një ndër lojtarët kryesorë që ndihmoi Frajburgun për t’u ngjitur në Bundesligë vitin e kaluar. Gjithashtu ‘luftëtari’ mbetet një lojtar kyç për skuadrën e teknikut Edi Reja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!