Interi në gjysmëfinale, Zlatan gol dhe të…kuq
Kupa e Italisë: Inter- Milan 2-1
Në Itali derbi i Kupës Inter Milan i shkoi Interit i cili u kualifikua me përmbysje në një sfidë që i pati të gjitha. Goli i Ibrahimoviç, dy kartonët e verdhë të tij dhe zëvendesimi i gjyqtarit kryesor nga Roma, Valeri i cili pësoi tërheqje.
Në fund teksa u shtuan 10 minuta, Eriksen i futur pak minuta nga fundi gjeti golin e fitores. Danezi pas një goditje dënimi nga jashtë zone, godet me të djathtën duke e kaluar topin në këndin e majtë të portës. Një supergol.Më parë për Interin kishte barazuar Lukaku me penallti.
Nesër dy takime të tjera: Atalanta-Lacio dhe Juve- SPAL ndërsa të enjten mbyll Napoli me Specian.