Dede: Të hedhim pas shpine humbjen me Partizanin

Trajneri i Tiranës Nevil Dede në prag të ndeshjes së nesërme në ‘Selman Stërmasi’ ndaj Laçit, ka dalë para mediave duke trajtuar një sërë çështjesh.

Në konferencën e zakonshme për shtyp, tekniku bardheblu ka vlerësuar përballjen me kurbinasit dhe ka kërkuar të tijëve të bëjnë maksimumin për të marrë tri pikë. Sipas Dedes,Tirana e ka të ardhën e garantuar.

Situata në kampion bardheblu pas derbit?
Mendoj se ditët janë shumë të pakta për të përgatitur një ndeshje. Unë jam i bindur se grupi është i bashkuar dhe do e hedhim pas krahëve atë humbje ndaj Partizanit.

Historia shkruhet ne nuk e mohojmë dot atë. Patëm një rezultat jo të mirë që nuk e prisnim. Pavarësisht kësaj në do të shikojmë përpara dhe vetëm kështu ne mund të jemi ata që duhet të bëjnë më të mirën për klubin, nga unë dhe te skuadra. Me pak fjalë do them se grupi është i bashkuar dhe në harmoni.”

Sa e vështirë do të jetë përballja me Laçin?
Laçi është një ekip shumë i fortë, ka vite në Superiore janë gjithmonë më shumë konkurrues dhe të hapin vështirësi. Sivjet janë përforcuar shumë, por kjo nuk do të thotë se ne nuk mund t’ia dalim. Luajmë çdo ndeshje për të marrë maksimumin. Punojmë me këtë qëllim dhe do luftojmë edhe nesër.”

Vairinen?

“Është një investim shumë i madh i klubit. Ai mund të luajë edhe që nga minuta e parë. Por seancat e pakta që ka pasur me ne, na bëjnë që të mendojmë se sa minuta do i japim në ndeshje. Mund të jetë një surprizë aktivizimi i tij nga minuta e parë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!