Kastrioti e tha fjalën në Shkodër

Kategoria Superiore java e 16-të: Vllaznia-Kastrioti 0-0

Kastrioti i Krujës me Ramazan Ndreun në timon, i ngriti kuthin e parë Vllaznisë kryesuese në ‘Loro Boriçi’. Në takimin e vlefshëm për javën e 16-të, skuadra e Brdariç nuk arriti të thyente fortesën krutane në një duel që i ngjante një derbi të hershëm. Në fund, 0-0 shifrat dhe skuadrat që në terrenin e lagur përgjatë 90-të minutave, dhuruan një superndeshje.

Në fakt Vllaznia iu afrua disa herë golit por nxitimi i Dilaver dhe lojtarëve të tjerë e mbi të gjitha forma e shkëlqyer e portierit Hidi, privuan avantazhin vendas. Në anën tjetër një skuadër në emergjencë e Kastriotit bëri prezantim të shkëlqyer. Madje duke iu afruar disa herë golit.

Ndërkaq, ekipi i Ndreut, pati edhe një pretendim për penallti por Kridens Meta (notë maksimale në gjykimin e ndeshjes) e pa me vend të ecej me lojën.

Pas kësaj sfide, Vllaznia kryeson me 36 pikë ndërsa Kastrioti ngjitet në kuotën e 18 pikëve. Nesër dy duelet përmbyllëse të javës së 16-të. Në 13:45 Tirana- Laçi dhe në 16:45 Teuta- Partizani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!