Kukësi merr një mbrojtës nga Lituania

Rolandas Baravikas, 25 vjeç nga Lituania është afrimi më i ri i klubit të Kukësit. Mbrojtësi sipas klubit verilindor, ka firmosur deri në verën e vitit 2022 me ekipin që drejtohet nga Rrahman Hallaçi.

Pjesë e kombëtares Lituaneze, Baravikas ishte në grupin e futbollistëve të përfaqësueses së tij në ‘Air Albania Stadium’ teksa Lituania fitoi me Shqipërinë 0-1.

Njotimi i Kukësit:

“Rolandas Baravykas është zyrtarisht futbollist i Kukësit! Mbrojtësi lituanez, ka firmosur ditën e sotme të merkatos kontratën me klubin tonë deri në verën e vitit 2022, duke u bërë futbollisti më i ri i Kukësit.

Mbrojtësi 25-vjeçar vjen nga kampionati qipriot i futbollit dhe është prezantuar sot në zyrat e klubit, teksa do të bashkohet menjëherë me ekipin në stërvitje. Baravykas është njëkohësisht edhe futbollist i kombëtares lituaneze të futbollit duke u aktivizuar në 20 ndeshje e duke shënuar 1 gol.

Ai ishte në “Air Albania” edhe në ndeshjen që kombëtarja shqiptare luajti ndaj Lituanisë, por për arsye shëndetësore nuk u aktivizua.  Mbrojtësi lituanez ka luajtur me ekipe si Altantas e Zalgiris ndërsa së fundmi është aktivizuar me ekipin e Nea Salamis në Qipro. Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mbrojtësit Baravykas”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!